Dashi – Një fillim entuziast i javës mund t’ju gjejë duke bërë angazhime ose premtime të nxituara në çështjen e financave. Sidoqoftë, ajo që është me të vërtetë e rëndësishme këtë javë është puna dhe duhet të bëheni gati për një kthesë më të rëndësishme profesionale.
Demi – Hëna fillon javën në një pozicion mbështetës, një tregues simbolik se ju jeni në avantazh. Ky është padyshim një moment shumë i dobishëm, një moment në të cilin detyra juaj kryesore duhet të jetë të rregulloni rutinën familjare dhe shtëpiake në vend se t’ju përshtateni njerëzve të tjerë.
Binjakët – Nuk do arrini dot të mbani disa informacione për vete. Kurseni më të mirën për nesër! Duhet përmendur se ndonëse kjo është një kohë për vendime, ju nuk keni pse ta ndani mendjen sot.
Gaforrja – Faktori më i rëndësishëm në tabelën tuaj astrologjike për momentin është lëvizja paksa e pasigurt e Marsit. Ky aktivitet qiellor do t’ju paraqesë alternativa të ndryshme dhe madje mund t’ju kthejë në të kaluarën, duke ofruar një shans për të korrigjuar gabimet e vjetra.
Luani – Duhet të kurseni pak kohë të paktën për aktivitetet tuaja më ambicioze. Luanët profesionistë do të jenë të zënë me në punë, por për ata prej jush që kanë më shumë kohë është momenti që të bëni një hap më tej.
Virgjëresha – Konsideroni veten me fat që keni lindur nën një shenjë, cilësitë e së cilës përfshijnë mendjen e shëndoshë. Ky tipar do të mungojë këtë javë për shkak se do ndikoheni nga kurthet që bëjnë njerëzit e tjerë.
Peshorja – Ka ardhur koha që Jupiteri t’ju japë shkëndijën për të bërë diçka me jetën tuaj. Koha është tani, prandaj mos e mbani veten, por bëjeni realitet dëshirën, qoftë në dashuri, punë apo fitim parash.
Akrepi – Java hapet me një sfidë, një tregues të caktuar që do të duhet të merreni me kritikat nga partnerët. Dhe kjo është një gjë e mirë gjithashtu! Në fund të fundit, ku do të ishe nëse askush nuk do të të kishte thënë ndonjëherë se ku po gabon?
Shigjetari – Jeni të përgatitur për të përballuar të gjitha ato punët e zakonshme, të lodhshme, rutinë. Sidoqoftë, prapa skenave fshihet potenciali për të arritur sukses më vonë. Ki parasysh, mbase më vonë do ta mirëpresësh shansin për të ndryshuar mendje.
Bricjapi – Gjithçka që bëni sot duhet të jetë në thelb një përgatitje për javët e ardhshme. Mund të tundoheni për të ndërmarrë iniciativa madhështore dhe do jeni tepër optimist për rezultatin. Gjithsesi do të duhet të eksperimentoni pak.
Ujori – Fillojeni javën duke u marrë me çështjet e shtëpisë dhe familjes. Jini sa më praktik të jetë e mundur dhe kujdes nga një debat emocional rreth pasdites vonë: bëni më të mirën tuaj për të qetësuar dyshimet ose frikën e të afërmve.
Peshqit – Ka kaq shumë rreshtime intriguese planetare këtë javë, por edhe tendenca shumë qetësuese dhe të këndshme nga Venusi. Mos harroni se jeni shumë të ndjeshëm dhe mos merrni çdo kritikë si ofendim.