Dashi – Gjithmonë ka një rrugëdalje nga problemet e ndërlikuara emocionale. Por a është tani koha e duhur për t’u përballur me çështje personale? Vetëm ju mund ta vendosni këtë.
Demi – Në fillim të ditës do përqëndroheni tek puna, por pastaj do zhvendoseni drejt çështjeve personale dhe shoqërore. Mund të rregulloni një takim të vonuar sot. Gjithashtu do të jeni në gjendje të merrni më të mirën nga një çështje.
Binjakët – Mund të jeni ndjerë pak të lodhur dhe të tensionuar, por energjia juaj tashmë do rikthehet dhe do ndiheni shumë më mirë. Vetëm tregohuni të duruar.
Gaforrja – Si në shtëpi, edhe në punë tani do të jeni në gjendje të shihni rrugën tuaj përpara shumë më qartë. Së shpejti do të jeni në gjendje të merreni me çështjet që ju kanë irrituar kohët e fundit.
Luani – Mos u shqetëso për pengesat. Detyrimet mund të kthehen në asete. Nëse partneri duket se nuk ka kohë për ju, duroni dhe prisni që ata të kalojnë fazën aktuale dhe të ndërlikuar. Ata kanë nevojë për mirëkuptimin tuaj.
Virgjëresha – Tensionet e fshehura tani dalin në sipërfaqe papritur. Siç ndodh shpesh, paratë do jenë shkaku, por tregohuni të duruar pasi kjo situatë do kalojë.
Peshorja – Megjithëse keni shumë probleme për t’u marrë, përgjigjja qëndron brenda më shumë sesa jashtë. Me fjalë të tjera, një ndryshim i qëndrimit ose mendimit mund të bëjë punë. Në planin afatgjatë, duhet të vini në zbatim planet tuaja, askush tjetër nuk do ta bëjë këtë.
Akrepi – Keni dyshime për të ardhmen afatgjatë, por duhet si fillim të vlerësoni disa përfitime afatshkurtra. Hëna do të hyjë në një pozicion të ri shumë shpejt, duke ju pajisur me një forcë më të madhe emocionale, duke treguar një vendosmëri për të patur sukses.
Shigjetari – Ajo që është më e rëndësishmja tani duket të jetë lidhja midis jush dhe njerëzve të tjerë. Mbajini marrëdhëniet mirë me miqtë, mund t’ju nevojitet ndihma e tyre.
Bricjapi – Teka jeta ka filluar të shkojë mirë në një anë, mund të zhgënjeheni nga ana tjetër. Ky është rezultat i gjigandëve kozmikë, Jupiteri, Urani dhe Neptuni. Por ky është edhe një kombinim i cili me të vërtetë do t’ju hapë rrugë.
Ujori – Një pushim i përkohshëm është për të mirën tuaj. Nëse një lidhje përfundon, një tjetër do të nisë. Prandaj sot merrini gjërat më lehtë.
Peshqit – Ka gjasa të keni mosmarrëveshje ose pakënaqësi si në shtëpi ashtu edhe në punë. Gjithashtu mund t’ju vijë një ofertë në punë, prandaj jini të përgatitur.