Dashi
Sot t’ju ndodhin takime dhe të reja dhe mjaft interesante. Do të njiheni me persona aktivë dhe simpatikë.
Demi
Momente të lumtura në shtëpi. Ide të sakta dhe një humor i mirë do të karakterizojë ditën tuaj sot.
Binjakët
Mos i jepni arsye partnerit tuaj për t’u bërë xheloz kot, mjafton aq sa është. Gjeni mënyrën për të qenë sa më transparent me të.
Gaforrja
Bëni ndonjë veprim të mirë sot, qoftë edhe duke ndihmuar ndonjë i cili jeton me dyshime dhe pasiguri.
Luani
Është dita më pak e duhur për të kërkuar favore dhe ndihmë. Mësohuni të jeni të drejtë me të tjerët.
Virgjëresha
Marrëdhëniet me familjarët do të komplikohen papritur. Tani më shumë se kurrë jeni të detyruar të qëndroni të durueshëm dhe tolerantë.
Peshorja
Do të ndiheni tepër dinamik dhe të gjitha energjitë tuaja duket se do t’i harxhoni duke u plotësuar dëshirat fëmijëve, për të shkuar në kinema, në teatër ose jashtë në natyrë, ose do të programoni një udhëtim.
Akrepi
Nëse gjërat do t’i shihni me më pozitivitet dita juaj do të ndryshojë totalisht.
Shigjetari
Qëndroni larg nga personat idhnakë, qoftë në ambientin e punës, në atë familjar etj. Keni nevojë të qëndroni vetëm.
Bricjapi
Punoni shumë dhe me pasion, sepse këta janë faktorët që do t’ju çojnë drejt një rezultati të shkëlqyer.
Ujori
Dyshimet dhe mosbesimi nuk ju lënë të qetë! Bëni një pushim dhe mos u nxitoni në zgjedhjet sentimentale.
Peshqit
Mos mendoni se mund të zgjidhni gjithçka vetëm. Dëgjoni edhe mendimet e të tjerëve dhe më pas vendosni.