Dashi
Kontaktoni me të huaj apo të panjohur. Sot është një ditë shumë e favorshme për t’u argëtuar.
Demi
Do të merrni mesazhe dhe telefonata edhe nga persona që nuk i dëgjoni prej kohësh. Bëni kujdes se mos bini në ndonjë kurth.
Binjakët
Sot nismat personale në biznes apo në punë do të jenë tepër të favorshme.
Gaforrja
Do të merrni lajme nëpërmjet postës elektronike ose telefonit nga persona që nuk i dëgjoni dhe nuk i shihni prej kohësh.
Luani
Mos i lejoni vetes të fitojë xhelozia që ndjeni. Lini mënjanë mendimet e kota të tradhtisë.
Virgjëresha
Dita e bukur me diell ju ofron strategji të mira për t’i përdorur në çështjet sentimentale, që të merrni atë çka dëshironi.
Peshorja
Sot mund të merrni konsensusin që do t’ju ndihmojnë të fitoni besimin në vetvete dhe në aftësitë tuaja.
Akrepi
Do të keni zënka dhe diskutime gjatë kësaj dite. Por duhet të jeni të durueshëm dhe të qetë në këtë periudhë.
Shigjetari
Nëse po mendoni që të transferoheni, bëni mirë të gjitha llogaritjet e rastit.
Bricjapi
Nëse financat tuaja lënë shumë për të dëshiruar, atëherë mos i jepni asnjë “goditje” të fortë portofolit tuaj.
Ujori
Vështirësi në punët e shtëpisë dhe me familjarët. Jini të durueshëm dhe tolerantë.
Peshqit
Tregoni kujdes për gjithçka që do të bëni sot dhe qëndroni larg “hapave” fals: mund t’ju kushtojnë shtrenjtë.