• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Horoskopi

Horoskopi, 22 shkurt

Dashi

Sot do të kaloni një ditë të qëndrueshme dhe të bukur me partnerin.  Në planin financiar rrethanat nuk janë të përshtatshme për të bërë shpenzime.

Demi

Marrëdhënia me partnerin nuk ka për të qenë e mirë sot. Do ti thoni fjalët pa u menduar mirë.

Binjaket

Kohët e fundit e keni neglizhuar partnerin duke u marrë me miqtë dhe me familjen por sot do të ndryshoni sjellje dhe do të kaloni më shumë kohë pranë tij.

Gaforrja

Sot të do jeni kapricozë dhe të pavendosur. Kujde me financat tregohuni shumë të matur dhe të kujdesshëm.

Luani

Mesdita dhe mbrëmja do jenë fantastike krah njeriut të zemrës. Në planin financiar do të ndjeni ndryshime shumë të papërfillshme.

Virgjeresha

Do të keni fat në dashuri,pasi do të njihni njerëz shumë të këndshëm, që do t’ju bëjnë të ndiheni vërtetë shumë të lumtur.

Peshorja

Do përjetoni ndjesi të forta,pasi partneri do ju flasë hapur për ndjenjat e tij. Shfrytëzojeni këtë rast pasi ai nuk është tip që i thotë shpesh ato që ka në zemër.

Akrepi

Ditë e vështirë për ata që janë në një lidhje. Do të tregoheni kokëfortë dhe nuk do ti pranoni gabimet tuaja. Kujdes me këto sjellje rrezikoni të mbeteni vetëm.

Shigjetari

Beqarët e kësaj shenje rrezikojnë të hidhen në krahët e të parit që do t’ju dalë përpara.Lidhur me financat  gjendja nuk do jetë e përshtatshme për të bërë shpenzime të paplanifikuara.

Bricjapi
Ditë elektrizuese kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ketë ndonjë zënkë ne çift, por për fat të mirë pa pasoja të rënda.

Ujori

Sot do mundoheni ta surprizoni shpesh partnerin dhe ai do lumturohet pa masë nga kjo gjë. Financat do të jenë të mira, kështu që edhe mund ta bëni ndonjë shpenzim më tepër.

Peshqit

Në çdo moment do ti merrni gjërat si t’ju  vijnë dhe do të bënit mirë.Financat do jene të mira, por jo ashtu si i keni ëndërruar.