• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Horoskopi

Horoskopi, 18 shkurt

Dashi

Do të keni mundësi për takime shumë interesante, por nuk do dini ti shfrytëzoni sa duhet.

Demi

Do keni probleme me partnerin dhe do kërkoni ndihmë nga miqtë që t’i zgjidhni problemet me të.  Në planin financiar do jeni të organizuar dhe nuk do keni probleme.

Binjakët

Sot do jeni me bashkëpunues me partnerin tuaj dhe do zgjidhni disa debate të vogla, që keni patur këto kohë.

Gaforrja 

Do ta shqetësoni tej mase partnerin me xhelozinë tuaj, kujdes kjo mund të sjellë edhe ndarjen mes jush. Financat do jenë të shkëlqyera, por nuk duhet të tregoheni dorëlëshuar.

Luani

Jeta në çift do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ndjenjat. Surprizojeni sa më shumë partnerin.

Virgjeresha

Beqaret do të kenë ngjarje të rëndësishme të cilat mund t’ua ndryshojnë të ardhmen tërësisht. Buxheti është i kënaqshëm dhe nuk do keni aspak nevojë të kërkoni hua për t’ia dalë mbanë.

Peshorja

Mbajeni fort personin që dashuroni. Persona të jashtëm do bëjnë gjithçka për t’ju ndarë.

Akrepi

Nëse fiksoheni pas të metave të partnerit keni për të patur debate shumë të ashpra që do ju bëjnë të ndiheni keq për një kohë të gjatë. Paratë mos i shpërdoroni sepse gjendja mund të përkeqësohet.

Shigjetari 

Sot do të keni disa takime interesante dhe asgjë më shumë. Financiarisht do jetë ditë delikate.

Bricjapi 

Sot do të jeni realiste dhe do i bëni me kujdes llogaritë para se të veproni. Me financat nuk do jeni aspak të moderuar dhe rrezikoni të bëni gabime.

Ujori

Do ti merrin gjërat si t’iu vijnë keni për të përfituar më shumë. Në planin financiar mos u tregoni të palogjikshëm.

Peshqit 

Personat rreth e rrotull jush do t’iu hedhin dyshime për partnerin tuaj.  Dëgjoni zemrën që të mos ndiheni keq më pas.