Dashi
Do të keni të reja nga fusha e ndjenjave, të reja që mezi i keni pritur.
Demi
Do bënit mirë të mos i linit të gjitha gjërat për minutin e fundit, sepse do të akumulohen të gjitha punët së bashku dhe do ta keni të vështirë ta menaxhoni situatën.
Binjakët
Do të keni sukses sa i takon çështjeve ligjore dhe atyre financiare. Mezi po e prisnit këtë ditë dhe më në fund dëshirat tuaja u bënë realitet.
Gaforrja
Sot është dita e duhur për të shpalosur aftësitë tuaja në punë dhe për ti bërë të gjithë të habiten me aftësitë tuaja.
Luani
Nëse dikush kërkon t’ju ndihmojë, do bënit mirë ta pranonit ndihmën e tij. Nuk mund ti bëni të gjitha gjërat i vetëm.
Virgjëresha
Nëse jeni mirë nga gjendja ekonomike sot është momenti i duhur për të bërë shopping, ose për të bërë pse jo një udhëtim.
Peshorja
Nëse dikush ju kërkon ndihmë sot, duhet ta ndihmoni sepse nesër do të keni edhe ju nevojë për të.
Akrepi
Në punën e re që keni nisur po kuptoni se keni patur aftësi dhe të papara, për të menaxhuar të gjitha situatat.
Shigjetari
Takimet dhe shpenzimet lejini në një moment të dytë, tani është koha të përqëndroheni më shumë në punë.
Bricjapi
Është koha të rifreskoni idetë tuaja, duke marrë disa ditë pushimi nga angazhimet e përditshme.
Ujori
Sot është dita e duhur, për të marrë në konsideratë disa cështje që kanë të bëjnë me punët e zemrës.
Peshqit
Është koha të vini në zbatim disa ide të reja, përsa i përket profesionit tuaj.