Dashi
Do jeni më kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do e teproni. Fatmirësisht ai do jetë në humor dhe nuk do mërzitet.
Demi
Do keni një komunikim më të mirë dhe do merreni vesh për çdo gjë me partnerin. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje.
Binjakët
Ditë shumë e paqëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Do konfliktoheni gjatë gjithë kohës me partnerin.
Gaforrja
Do bënit mirë t’i merrnit gjërat si t’iu vinin dhe të mos nguteshit për asgjë. Në planin financiar do përballeni me probleme.
Luani
Do jeni shumë të përqendruar sot në jetën tuaj në çift dhe do bëni çdo gjë që marrëdhënia juaj të jetë e ngrohtë.
Virgjëresha
Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë shumë kujdes me xhelozinë, sepse pa dashje situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.
Peshorja
Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim dhe do e gjejnë shume shpejt princin tyre të kaltër.
Akrepi
Ditë shumë e trazuar dhe e mbushur me debate të mëdha . Në planin financiar do jeni shumë të kujdesshëm.
Shigjetari
Priten shumë përmirësime sot në jetën tuaj në çift. Partneri do jetë gati të bëjë edhe sakrifica vetëm për t’iu lumturuar sa më shumë.
Bricjapi
Duhet të tregoheni sa më realistë gjatë kësaj dite me personin që keni në krah sepse vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do mbetet e mirë.
Ujori
Sot do gjeni mënyrën e duhur për t’i bërë të ditur partnerit sa shumë e dashuroni. Ai do ndihet aq mirë pranë jush saqë ka mundësi t’iu bëjë edhe propozime të jashtëzakonshme.
Peshqit
Mos u tregoni mediokër në jetën tuaj në çift sot dhe mos kërkoni ta gënjeni atë që keni në krah. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur .