• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi

Horoskopi, 14 mars

Dashi (21 Mars – 20 Prill)

Thelloni më shumë njohjet e reja dhe të përbashkëtat që mund të gjeni do të dini si ti përdorni në dobinë tuaj. Në profesionin tuaj do tju ndihmojë një person.

Demi ( 21 Prill – 20 Maj)

Besimi në ndryshimet qe po ndodhin ju jep me shume siguri. Po i jetoni në liri të plotë të gjitha emocionet që shoqërojnë ditën tuaj dhe kjo gjë ju pëlqen.

Binjakët (21 Maj – 21 Qershor)

Mos u trembni nga fillimi kaotik i kësaj dite. Me njerëzit më të dashur do të dini të tregoheni mjaft i ëmbël dhe kjo vetëm do të shtojë respektin ndaj jush.

Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)

Sot bëni pa pikë dyshimi ato gjëra që ju pëlqejnë më tepër. Nëse doni të shmangni telashet me partnerin, përpiquni të vazhdoni kështu pa devijime të kota.

Luani (23 Korrik – 22 Gusht)

Dikush do tju bëjë një propozim mjaft interesant sot, që i takon si sferës personale ashtu dhe asaj profesionale. Do të jetë e vështirë për ju të vendosni menjëherë.

Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)

Në një marrëveshje pune përpiquni të fitoni kohë, por pa krijuar dyshime dhe pakënaqësi. Shumë të fshehta që nuk i keni sqaruar do të hedhin hije dyshimi në një raport tuajin.

Peshorja (23 Shtator – 23 Tetor)

Sot duhet të respektoni oraret dhe çdo gjë do të rrjedhë normalisht. Ata nga ju që duan stabilitet në raportin afektiv do ta arrijnë këtë gjë.

Akrepi (24 Tetor – 22 Nentor)

Projektet afatgjata do të jenë të favorizuara sot, sidomos ato që kanë të bëjnë me shtëpinë dhe raportin në çift.

Shigjetari (23 Nentor – 21 Dhjetor)

Do tju jepet mundësia të takoni një person që kishte humbur kontaktet me ju dhe do të sqaroni një keqkuptim të vjetër.

Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)

Është një moment i artë për karrierën dhe imazhi juaj është gjithnjë drejt ngritjes. Shoqëria jua bën më të këndshme edhe rutinën e përditshme.

Ujori (21 Janar – 19 Shkurt)

Energjia dhe dëshira për të jetuar ditën është në maksimum sot. Në jetën në çift ka ardhur momenti të flisni hapur, kërkoni që të arrini diçka.

Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)

Sot do të gjendeni në mes xhelozish mes miqsh. Duke harruar miqësine e vjetër për atë të re, keni zgjuar pakënaqësira tek miqtë që kanë qenë krah jush në të shkuarën. /Top Albania Radio