Dashi
Nëse po jetoni një histori dashurie të komplikuar, duhet të bëni shumë kujdes për mos t’i ikur situata nga duart.
Demi
Kujdes nga personat e vrazhdë dhe të pasjellshëm, mos i toleroni veprimet e tyre.
Binjakët
Do të përjetoni një kohë të mrekullueshme dhe për këtë fakt do të jenë të shumtë ata që do t’ju “kthejnë kurrizin”. Mos u shqetësoni, përballojeni gjithçka me durim.
Gaforrja
Sot do të keni kontakte me mjekë dhe infermierë. Kujdes me shpenzimet!
Luani
Dita e sotme mund të jetë rasti i duhur për të bërë sqarimet e dëshiruara.
Virgjëresha
Një person ju ka vëzhguar në heshtje, por nuk ka pasur kurajën të “bëjë përpara”. Por sot do të bëhet i gjallë, ndaj këshillohet që të silleni në mënyrë të tillë që mos t’ju kuptojë nëse keni apo jo interes për të.
Peshorja
Lejini hapësirë ndjenjave të reja. Shumë mirë dashuria dhe puna. Për beqarët shihen mundësi të mira në horizont.
Akrepi
Do të kaloni një ditë në të cilën do ta keni të vështirë të qëndroni të palëvizur, për shkak të një hëne të shkëlqyer që do t’ju bëjë hiperaktivë dhe me shumë energji për të realizuar objektiva që keni synuar prej kohësh.
Shigjetari
Ashtu sikurse shpresa për një të ardhme të mirë, edhe zemra juaj ndihet e ekzaltuar nga lajmet e mira që mund të merrni sot.
Bricjapi
Mos u nxitoni në dashuri: prisni që koha t’ju maturojë. Të lindurit në ditën e enjte do ta ndiejnë shumë praninë e miqve.
Ujori
Do të jeni aktivë dhe ironikë. Është e kotë të insistoni për një situatë dhe një person që nuk do të ndryshojë kurrë.
Peshqit
Jini më racional dhe fati i mirë do t’ju “përqafojë” më shpesh. Kush ju do shumë, është një hap larg jush: do ta ndieni fort frymëmarrjen dhe prezencën e tij/saj.