• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Horoskopi

Horoskopi, 11 mars

Dashi

Komunikimi me partnerin ka për të qenë i ngrohtë dhe aspak problematik, ndërsa beqarët do kenë një ditë të veçantë e të mbushur me njohje të reja.

Demi
Do thurrni ëndrra pafund sot ju të dashuruarit dhe për fat të keq do zhgënjeheni disi. Buxheti do vazhdojë të jetë i njëjtë gjatë gjithë kohës.

Binjakët
Qëndrueshmëria do mbizotërojë në çdo moment në lidhjen tuaj. Beqarët më mirë të qëndrojnë vetëm sepse mundësitë për takime nuk janë të mira.

Gaforrja
Partneri do ju përgatisë surpriza që nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Në planin financiar do jeni me shumë fat.

Luani
Sot do e forconi akoma më shumë lidhjen me partnerin. Të shkuarën delikate do e lini pas krahëve. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë në çdo moment.

Virgjëresha

Nuk do arrini dot ta joshni një person që e pëlqeni dhe do preferoni të qëndroni edhe për disa kohe vetëm.

Peshorja
Sot do ju bëhen disa ftesa, por nuk do të pranoni asnjë prej tyre. Në planin financiar vështirësitë do jenë të njëpasnjëshme.

Akrepi

Nuk do jeni në humor për të joshur apo edhe për të pranuar ftesat që do ju bëhen nga disa persona. Për fat të mirë në planin financiar do arrini ta mbani buxhetin të qëndrueshëm.

Shigjetari
Ditë delikate kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në disa momente madje mund të keqkuptoheni dhe do debatoni ashpër me partnerin.

Bricjapi
Duhet t’i merrni gjërat më seriozisht mos t’ja lini gjithçka kohës. Dielli do ndikojë negativisht tek sektori i financave.

Ujori
Ditë përgjithësisht e mirë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beqarët do jenë impulsive dhe ka rrezik të hedhin hapa të nxituara.

Peshqit
Askush dhe asgjë nuk do mund ta dëmtojë sot jetën tuaj në çift. Bëni ato që ndjeni dhe mos mendoni aspak për të tjerët dhe për të ardhmen.