Horoskopi, 10 maj


Dashi
Sot nuk do lindin mosmarrëveshje me partnerin, por do të merreni vesh për mrekulli me të. Në planin financiar do keni energjinë dhe durimin e duhur për të stabilizuar situatën.

Demi
Nëse doni që çdo gjë të shkojë sa më mire në jetën tuaj në çift mundohuni të tregoheni të sinqertë me partnerin.

Binjakët
Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e ngrohtë gjatë kësaj dite. Do përjetoni emocione me të veçanta dhe do merrni një vendim të rëndësishëm.

Gaforrja
Mos dëgjoni të tjerët për menaxhimin e financave, por bëni atë qe mendoni vete. Shmangni edhe dhëniet e huave.

Luani
Pasioni do rindizet fuqishëm dhe emocionet do jenë më të forta se më parë me partnerin. Beqarët do realizojnë plot takime, por asnjeri prej tyre nuk do të jetë interesant.

Virgjëresha
 Ju që jeni në një lidhje duhet të tregoheni sa më të matur, pasi çdo fjalë e gabuar mund ta ndezë keq situatën.

Peshorja
Sot do të ndiheni të sigurt në krahët e partnerit. Beqarët duhet të zgjidhin disa probleme familjare apo profesionale e me pas të mendojnë për jetën sentimentale.

Akrepi
Ditë e zakonshme kjo e sotmja. Do ndiheni në çdo moment mirë. Të ardhurat do përmirësohen ndjeshëm.

Shigjetari
Dita e sotme do fillojë disi delikate për ata që janë në një lidhje, por shumë shpejt situata do ndryshojë. Të dy do ti kuptoni gabimet që keni bërë dhe do ti kërkoni falje njëri-tjetrit.

Bricjapi
Ditë shumë e tensionuar kjo e sotmja. As që do mendoni për të ardhmen dhe mund të thoni gjëra të gabuara.

Ujori
Sot do diskutoni me qetësi për çdo gjë që ju ka shqetësuar së fundmi. Por gjërat do ecin ashtu si i keni ëndërruar gjithmonë.

Peshqit
Ditë me shumë fat kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni vetëm energji pozitive dhe jeta në çift do jetë e jashtëzakonshme.







NGA KATEGORITE E TJERA

Para
CLOSE
CLOSE