Aktorja turke Tuba Unsal rrezikon 1 vit burg pas skandalit të tradhtisë që pushtoi mediat turke kohë më parë. Tuba Unsal është e njohur në Shqipëri me rolin e Handan në serialin “I infiltruari” dhe si Filiz në serialin “Koha kalon”. Modelja spanjolle Elisabeth Mas Vall ka kërkuar burg për aktoren pas historisë së tradhtisë. Sipas gazetës turke “Sabah”, modelja spanjolle akuzon bashkëshortin e saj Caner Karaloglu se e ka tradhëtuar me Unsal. Muaj më parë modelja i takoi të dy në një restorant, por sipas saj ish-bashkëshorti dhe aktorja turke ushtruan dhunë. Sipas modeles, Unsal i shkuli flokët nga mbrapa dhe e qëlloi. Tani aktorja rrezikon 1 vit burg teksa pritet të jepet vendimi i gjykatës./revistawho.com