Antonela e përlotur ka treguar sot në “Përputhen”, historinë rrënqethëse të jetës, sesi babai i saj dhunonte nënën e kërcënonte familjen. Konkurrentja tregoi se babai i ka nxjerrë nga shtëpia dhe bashkë me nënën kanë shkuar në Itali me vetëm rrobat e trupit.
“Kam parë babin gati për ta mbytur nënën dhe s’kam mundur të bëj gjë, se s’kisha cfarë të bëja. Më kujtohet natën e fundit që na ka nxjerrë nga shtëpia dhe jemi ndarë aty. kemi shkuar në Itali se ai kërcënonte se donte të na vriste neve dhe nanën. Shkuam në Itali me një veshje ne trup e me asgjë tjetër. Pas një viti s’kishim dokumenta akoma dhe më thotë dikush në Facebook ngushëllime për babin, më ka mbetur merak që s’kam qenë në varrim por nëna ime është një person i fortë që s’na ka bërë ta ndjejmë mungesën e babit, megjithatë ai duhet.
Ne jemi 4 fëmijë dhe jam munduar nënën ta ndihmoj, se po të na kishte lënë dhe ajo nuk e di ku do ishim. Kemi shkuar në Itali dhe u dorëzuam në polici që të na ndihmonin dhe na thanë s’kemi çfarë të bëjmë, ikni ku të doni.
Kishim dhe vëllain 4 vjeç, binte shi atë ditë, del mami me pasaporta dhe thotë s’na pranojnë. Shefi i policisë e pa këtë skene dhe na strehoi. Për dy vite jetuam në një qendër pastaj gjetëm punë dhe ia dolëm disi. Mami la gjithë jetën e saj këtu se ishte mësuese matematike dhe ka punuar dhe si pastruese në Itali”-tregoi Antonela.