Kush është penduar për zgjedhjen e kostumit që ka bërë për Halloween këtë vit? Hilary Duff. Aktorja dhe këngëtarja doli bashkë me të dashurin e saj, trajnerin Jason Walsh, të veshur si pelegrin dhe si indigjen. Hilary ishte veshur me të zeza kurse i dashuri i saj ishte maskuar si një indigjen me pendë dhe me bojë në fytyrë. Por shumë persona e quajtën çiftin “injorant”, “racist”. Hilary shkroi në twitter: “Më vjen shumë keq që i kam ofenduar njerëzit me kostumin tim. Nuk e mendova kështu dhe kërkoj falje nga thellësia e zemrës.” Edhe i dashuri i saj Walsh gjithashtu shkroi: “Nuk doja të ofendoja njeri. Unë kam admirim për indigjenët e Amerikës. Nëse do ta dija se gjërat do shkonin kështu, nuk do e vishja atë kostum. I kërkoj falje çdokujt që mund ta kem ofenduar.”