• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Heshtja e “Shtëpisë së Bardhë” për Melania Trump, pas operacionit nisin teoritë konspirative

Në 14 maj Melania Trump u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni në veshka dhe që prej asaj dite ajo nuk është parë më. Për këtë arsye publiku ka filluar të zhvillojë teori konspirative për të dhe Donald Trump. “Shtëpia e Bardhë” vazhdon të heshtë edhe pse ka 16 ditë që Melania nuk shihet gjëkundi.

Një pjesë thonë se ajo është larguar nga “Shtëpia e Bardhë” dhe është zhvendosur në New York për t’u fshehur në ‘Trump Tower’. Disa të tjerë mendojnë se ajo e ka lënë Donald Trump apo se punon me një këshilltar të posaçëm në hetimin e tij për çështjen ruse. Ndoshta qëndrimi i saj në spital nuk ishte fare për problemet me veshkën, por thjesht për një ndërhyrje plastike dhe prandaj ajo po fshihet nga publiku. Megjithatë është e sigurt se njerëzit e Trump po fshehin diçka për “zhdukjen” e Melania Trump, ashtu siç thotë edhe një zyrtar i lartë i administratës. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE