• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Heq dorë nga ekrani i “Top Channel” pas 15 vjetësh, spikerja nis punë në shtet

Autoriteti i Mediave Audiovizive AMA, ka njoftuar sot zgjedhjen në krye të këtij institucioni të gazetares Monika Stafa. Emërimi në pozicionin Kryetare e Këshillit të Ankesave e largon atë nga Top Channel, televizioni pranë të cilit Monika punoi për 15 vjet. Në një postim të fundit në profilin e saj në Facebook, Monika e ka ndarë me të gjithë miqtë emocionin e këtij posti të ri, i cili në të njëjtën kohë mbart edhe keqardhjen për largimin nga ekrani i Top-it. Pasi ka falënderuar të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët, Monika ka thënë se kjo “ndarje” nga Top Media nuk është e lehtë: “Të gjithë bashkëpunëtorëve dhe miqve të mi, faleminderit për mbështetjen! Të ndahesh nga një familje e madhe si Top Media prej 15-vjetësh, aspak e lehtë! Në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga AMA, thuhet se roli i kësaj strukture, tashmë të plotësuar, do të jetë mbikëqyrja e zbatimit të kodit dhe rregulloreve të miratuara nga AMA. “Kanë të bëjnë sidomos me respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të tjera themelore të njeriut, në mënyrë të veçantë mbrojtjen e të miturve, të drejtës për informacion dhe sensibilizimit të opinionit publik, lidhur me respektimin e normave morale dhe etike në programet e ofruesve të shërbimeve audiovizive“,  thuhet në njoftimin e AMA. Në mbledhjen e zhvilluar sot, Këshilli drejtues i AMA-s votoi edhe emërimin e një tjetër gazetari, Urim Bajrami, për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Ankesave. Më herët AMA kishte votuar gjithashtu një gazetar, Erald Kaprin, si anëtar i këtij Këshilli. (revistaclass.al)

1934791_1284237514925435_1291445465543316671_n