• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi

Hëna e re në datë 11/ Çfarë do t’ju ndodhë bazuar në shenjën tuaj të horoskopit

Në datë 11 kemi Hënën e re në Ujor që do të thotë se e gjithë puna tashmë do të zhvillohet në prapaskenë, me sigurinë që gjithçka do të shkojë mirë. Kjo Hënë e re do sjellë më shumë diversitet dhe aftësinë për të patur një ndryshim kuptimplotë. Por si do e përjetojë çdo shenjë? Le ta zbulojmë në vazhdim:

Dashi – Je pak i pasigurtë për njerëzit që të rrethojnë? Mos u shqetëso sepse kjo Hënë e re do të ndihmojë të rikthesh fokusin. Vazhdo të punosh drejt asaj që mendon se është e drejtë.

Demi – Ndonjëherë është e vështirë të pranosh sa shumë influencë ka familja, por mos e shpërfill këtë pjesë. Kjo Hënë e re do të ndihmojë të kuptosh se familja do të ndihmojë të motivohesh.

Binjakët – Do t’i hapni rrugë mendimeve të reja dhe mundësive të reja. Bëhu gati t’i marrësh parasysh edhe perspektivat që dikur nuk të interesonin. Do surprizohesh sa shumë do të inspirojnë.

Gaforrja – Bëhu gati t’i riktheheni pasioneve të vjetra për të kuptuar pse nuk shkuan siç duhet. Edhe pse keni patur qëllime të mira, gjërat nuk kanë ecur siç duhet, por tani do keni mundësinë ta provoni sërish.

Luani – Ka shumë mundësi që një person nga e kaluara të rikthehet tek ju. Edhe pse astrologët këshillojnë mos të nisni një lidhje të re këtë periudhë, nuk ka asgjë të keqe të ndiqni flakën e vjetër.

Virgjëresha – A po ushqehesh mirë dhe a po hidratohesh? Këtë Hënë të re duhet të kujdesesh për veten. Ju pret një jetë e mirë, por mos e teproni me ëmbëlsirat e ushqimet e shpejta.

Peshorja – Është koha më e mirë për të nisur diçka të re. Mendo për pasionet e projektet e vjetra që nuk ke arritur t’i realizosh në të kaluarën. Tani është koha e duhur për të patur motivimin që ju duhet.

Akrepi – Do të rishfaqet një çështje familjare, por mundohuni të mos e lejoni të shkuarën t’ju ndikojë. Nëse doni të kaloni kohë vetëm, veproni kështu sepse do jetë mënyra më e mirë me këtë Hënë të re.

Shigjetari – Ji krenar për veten sepse po ja del pavarësisht sfidave. Jupiteri do t’ju ofrojë mundësi të reja dhe Hëna e re do t’ju bekojë me energji për të zhvilluar këto mundësi.

Bricjapi – Po fokusoheni tek fitimi dhe puna. Por një pasion i të shkuarës mund të kthehet dhe t’ju shpërqëndrojë. Vendosni vetë çfarë keni prioritet.

Ujori – Familja juaj nuk e kupton plotësisht vizionin tuaj dhe kjo Hënë e re ju sfidon të jeni vetvetja e të ndiqni rrugën tuaj. Mund të jetë e frikshme, por Hëna e re do t’jua ndriçojë rrugën.

Peshqit – Me këtë Hënë të re duhet të ngadalsoni. Ndalni pak punën e palodhur dhe vështroni sip o shkojnë gjërat. Ka një mësim edhe kur nuk bëni asgjë.