• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi

Hëna e plotë në 7 maj 2020. Në kërkim të sigurisë financiare dhe kënaqësive të pranverës!

Më në fund jemi në një periudhë të mirë dhe në një fazë pozitive të Hënës pas gjashtë javësh. Duket se kemi dalë nga problemi, qoftë edhe përkohësisht. Ndërsa kemi fituar deri diku lirinë tonë, përqendrimi ynë tani është tek sektori financiar, duke u përpjekur më shumë për siguri në jetën tonë të përditshme. Hëna e plotë në datën 7 të muajit vjen për ta konfirmuar atë, duke theksuar çështjet ekonomike, për të cilat besoj se, edhe pse përkohësisht do të gjendet mënyra për t’i korrigjuar ose për t’i zgjidhur, pasi kjo periudhë krijon kushtet dhe na jep disa mundësi. Mund të favorizojë deri në një masë zhvillimin tonë, nëse vërtet duam të mendojmë dhe tu përgjigjemi sfidave. Dielli në shenjën e Demit deri në 20 të muajit dhe Merkuri deri në datën 12 në aspekt harmonik me Plutonin dhe Jupiterin ofrojnë mundësi për realizimin e qëllimeve dhe planeve tona. Situata duket se po balancon dhe premton mesazhe pozitive për çështjen që preokupon gjithë planetin, Covid-19. Le të përfitojmë nga periudha 9 deri në 17 e muajit, e cila është positive dhe premtuese për çështjet financiare kryesisht për përfaqësuesit e Demit, Virgjëreshës, Bricjapit dhe Akrepit, si dhe të Gaforres dhe Peshqve të lindur në dhjetëditëshin e dytë dhe të tretë të shenjës. Trajtoni me kujdes situatat, ju përfaqësuesit e Luanit dhe Ujorit, duke shmangur tensionet dhe ekzagjerimet. Gjithashtu, lidhja harmonike e Hënës së plotë me Neptunin rrit emocionalitetin, imagjinatën dhe krijimtarinë tonë. Por ekuilibrat bëhen delikate, për shkak të pasionit, posesivitetit, disponimit romantik dhe flirtimit të cilat komplikojnë situatën duke shkaktuar emocione të ndryshme dhe në kundërshtim apo antitezë midis tyre. Më në fund, kjo Hënë e Plotë, dinamike, pasionante, shpirtërore dhe shëruese, na ofron mundësinë për të përdorur forcën tonë të madhe emocionale, si dhe intuitën për të kapërcyer çdo vështirësi në marrëdhëniet. Le të inkurajojmë kompromisin, bashkëpunimin dhe faljen. Le të shërojmë “plagët” dhe fobitë dhe le të ëndërrojmë dhe imagjinojmë një të ardhme më të mirë sepse aftësia për ide të reja plot frymëzim si dhe aftësia për tu dhënë formë planeve dhe qëllimeve tona është më e fortë dhe e pranishme tani.

DASHI

Aktiv dhe komunikues, do t’i përgjigjeni në mënyrë perfekte sfidave që do të paraqiten. Të përqendruar në sektorin financiar, ku lindin shpenzime dhe fitime të konsiderueshme, ju do të guxoni në ndryshime dhe do t’i përgjigjeni fuqimisht presioneve të biznesit. Në fushën emocionale, periudha ju ofron një njohje apo një lidhje e cila do të marr dimensione më të mëdha në vijim. Gjithsesi , humori i mirë, shumë flirtime dhe momente të ngrohta do të jenë prezent në axhentën tuaj tani.

TIP: Menaxhoni sa më me kujdes financat tuaja duke shmangur shpenzimet e tepërta. Mos hyni në borxhe dhe mos merrni kredi.

DEMI

Vetëm qetësi nuk do të keni ju përfaqësuesit e Demit. Një periudhë mjaft dinamike, për mos thënë periudha më dinamike e vitit. Ju të lindurit në ditët e para të shenjës do të ballafaqoheni me përgjegjësi dhe disa vështirësi, ndërsa ju të tjerët të dhjetëditëshit të parë do të gjendeni përpara ndryshimesh ndoshta të papritura duke u përballur me veten dhe zgjedhjet tuaja. Sa për ju të tjerët, të dhjetëditëshit të dytë dhe të tretë, është koha për të zbatuar planet tuaja të mëdha qoftë profesionale ose personale. Do t’ju preokupojnë pothuajse të gjitha fushat, marrëdhëniet, çështjet e biznesit dhe të familjes, ndërsa do të duhet të kujdeseni për financat tuaja gjatë gjithë muajit. Përfitoni nga kjo periudhë veçanërisht deri në 20/5 për zgjidhjen e tyre.

TIP: Kujdes nga lëvizjet e gabuara financiare dhe mos u besoni premtimeve në përgjithësi, akoma dhe të miqve.

BINJAKËT

Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet sektorit profesional duke shmangur papërgjegjësinë dhe prapaskenat. Mos ngatërroni çështjet profesionale me jetën tuaj emocionale. Veproni duke qenë në rregull nga ana ligjore pasi dënimet, skandalet nuk do të mungojnë dhe veprimet e tanishme do të reflektojnë në imazhin tuaj. Për ju që jeni në kërkim të një pune mos rrini me duar lidhur, pasi keni shumë shanse tani.

TIP: Mos harroni se idealizimi dhe zhgënjimi janë dy palët e së njëjtës monedhë.

GAFORRJA

Hëna e plotë krijon kushte mjaft pozitive për ju. Është momenti të kujdeseni për veten dhe të dashurit tuaj. Mundësi për shndërrime dhe ndryshime, miqësi origjinale dhe të bukura, takime të këndshme dhe momente dashurie si dhe një rishikim endoskopik ofron periudha. Sektorët financiar dhe profesional, megjithëse nuk do të jenë në maksimum, tregojnë se do të arrini diçka deri në 20/5. Nëse është e mundur, një largim i vogël nga realiteti i përditshëm do të ndikoj pozitivisht.

TIP: Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe besoni vetvetes.

LUANI

Me të gjitha frontet e hapura, ju gjen Hëna e plotë, nga njëra anë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet që testohen përmes tensioneve dhe nga ana tjetër jeta profesionale që deri në 20 të muajit do të jenë mjaft kërkuese dhe pretenduese. Sidoqoftë, pas datës 9 të muajit, ju do të jeni në gjendje të arrini qëllimet dhe të shpërbleheni për përpjekjet tuaja. Miqtë do të jenë pranë jush dhe disa prej tyre do të kenë nevojë për ndihmën tuaj, të cilën mund ta ofroni me zemërgjerësi mjaft të mos hyni në marrëveshje ekonomike.

TIP: Rekomandohet transparenca dhe durimi, përndryshe mund të lindin konflikte.

VIRGJËRESHA

Është momenti të veproni për realizimin e ëndrrave, dëshirave dhe planeve tuaja. Këtë periudhë shumë pozitive dhe dinamike për ju, veçanërisht deri në 20/5 nuk duhet ta lini pa shfrytëzuar. Sektori profesional premton shumë duke arritur të rrisë fitimet, por megjithatë nuk do të ndiheni të kënaqur dhe veçanërisht nuk do të jeni në gjendje të qetësoni shqetësimet tuaja. Jeta emocionale ka variacione, disa do të ndeshen me diçka të fortë dhe pasionante, shumë do të jenë ata që do të fluturojnë dhe do të ëndërrojnë në rrezik zhgënjimin, ndërsa të tjerët do të vendosin të legalizojnë marrëdhënien e tyre.

TIP: Kini kujdes nga bashkëpunimet profesionale, ekziston rreziku i mashtrimit.

PESHORJA

Duket se është një periudhë romantike dhe ëndërrimtare për ju. Sidoqoftë, çështjet financiare që lindin së bashku me psikologjinë tuaj që pëson ulje dhe ngritje të vazhdueshme nuk ju lejojnë të shijoni aq sa dëshironi momentet e bukura në flluskat rozë në të cilat ndodheni. Problemet ekonomike që mund të keni apo do të lindin në këtë periudhë nuk duhet t’ju shqetësojnë së shpejti do të vijë dhe zgjidhja e tyre. Me menaxhim të mirë, komunikim me persona të duhur dhe ide të reja për të përfituar dhe shfrytëzuar më mirë situatat ekzistuese do të gjeni zgjidhje.

TIP Mos lejoni të ndikohet jeta personale nga problemet financiare.

AKREPI

Në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja vendos theksin Hëna e plotë në datën 7 të muajit. Ruani marrëdhëniet dhe bashkëpunimet ne qoftë se jeni të interesuar veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Në çdo rast, nuk do të mungojnë shqetësimesh familjare ose shtëpiake, të cilat nuk ju dekurajojnë, pasi nuk keni frikë nga asnjë stuhi dhe mbi të gjitha universi kujdeset për pasionin tuaj të ri për jetën. Në sektorin financiar, falë aftësisë suaj dhe ndihmës së universit, gjërat janë në favorin tuaj.

TIP : Menaxhoni energjinë, intensitetin dhe entuziazmin si duhet.

SHIGJETARI

Lëvizjet korrigjuese që keni bërë apo jeni duke bërë do të japin rezultate pozitive në xhepin tuaj të cilat do t’i shijoni deri në datën 20/5. Përfitoni nga kjo periudhë por tregohuni njëkohësisht të kujdesshëm duke mos harruar se jo çdo gjë që ndriçon është flori. Interes të veçantë marrin marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, të cilat do t’ju preokupojnë gjatë gjithë muajit me uljet dhe ngritjet, me problemet por dhe të mirat e tyre. Jeta emocionale do të jashtë çdo kontrolli , dashuria, flirtimi, kthimi i personave nga e kaluara por edhe zhgënjimet do ta karakterizojnë atë.

TIP: Përqendrohuni në financat tuaj dhe trajtoni me kujdes problemet familjare.

BRICJAPI

Rinovim emocional dhe krijimtari origjinale ofrohet për ju të lindur në dhjetë ditët e para të shenjës, ndërsa në fazën e ndryshimit, të transformimit dhe të rilindjes gjendeni ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë. Gjithsesi pozitivisht ndikon Hëna e plotë për të gjithë ju. Është momenti të promovoni biznesin, punën dhe karrierën tuaj me thjeshtësi dhe pa egoizëm. Të disiplinuar dhe të planifikuar siç jeni gjithmonë dini se si të keni sukses në fushën profesionale, ndërsa në fushën financiare do të ketë vështirësi, të cilat me planifikimin e duhur dhe me favorizimin e fatit nga data 9 deri në 20 të muajit do t’i kapërceni.

TIP : Kujdes në riskun që mund të ndërmerrni në fushën financiare.

UJORI

Përkushtohuni karrierës dhe pozitës sociale me qëllim arritjen e pikësynimeve që keni, ndërkohë që dhe familja apo shtëpia ju do të jeni të pranishëm në çështjet që e preokupojnë atë. Je të aftë për të ekuilibruar situatat mjaft të jeni të predispozuar. Ndryshimet dhe trazirat në jetën tuaj personale dhe profesionale që do të ndikojnë në financat tuaja të cilat duhet t’i menaxhoni më mirë. Fitime financiare, por dhe risk premton Hëna e plotë, është në dorën tuaj se si do trajtoni situatën.

TIP : Shmangni konfliktet dhe situatat e tensionuara.

PESHQIT

Pavarësisht pasigurive dhe fobive që mund të keni, periudha do të jetë jashtëzakonisht komunikuese dhe ju do të jeni mjaft aktiv me kontakte dhe lëvizje të vogla në jetën tuaj të përditshme, përmes të cilave dhe në kombinim me ndihmën e miqve dhe të afërmve do të keni mundësi të arrini qëllimet dhe planet tuaja, veçanërisht nga data 9 deri në 20 të muajit. Duhet të jeni të kujdesshëm gjatë gjithë muajit në fushën profesionale, pasi këtu do të përfshihet gjithçka, dhe natyrisht do të ndikoj, negativisht apo pozitivisht varet, në zhvillimin dhe përparimin tuaj. Në fushën emocionale, në qoftë se do të besoni në fuqinë tuaj të joshjes mund të arrini gjithçka.

TIP: Sekreti ekziston në detaje, aty duhet të përqendroheni.