• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Hedhim sytë nga çifti më i ri. Çfarë thoshte dikur Irina për Kanye

Kanye West dhe Irina Shayk janë çifti më i ri i showbizit. Lajmi për lidhjen e tyre kishte javë që qarkullonte, por vetëm së fundmi reperi dhe modelja u kapën mat teksa kalonin pasditen së bashku. Na u duk sikur lidhja e tyre erdhi papritur, por në fakt nuk është kështu. Tre vite përpara se West të kishte Kimin në videoklipin e këngës “Bound 2”, në 2010 ka qenë Shayk protagoniste në klipin e “Power”. Më pas dyshja u ribashkuan sërish në 2012 kur fituesi i Grammy e zgjodhi modelen të sfilonte në një nga sfilatat e tij të modës.

“Kur mu ofrua të merrja pjesë u gëzova shumë dhe pranova direkt. Kanye është nga ata njerëz që sjell ide të reja në botë. Ai e bën art në muzikë dhe tani po shpalos pasionin për modën. Nuk i ndodh çdo muzikanti dhe ai ka shumë sy për modë dhe nuk ka frikë të provojë gjëra të reja”-është shprehur Irina asokohe për Kanye West.