• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Harry rrugës për t’u pajtuar me të atin, por me vëllain s’i ka punët mirë

Princ Harry është bashkuar për herë të parë me familjen e tij pas deklaratave bombë në intervistën me Oprah. Harry udhëtoi në Britani për funeralin e gjyshit të tij, Princit Philip dhe kështu pas kaq muajsh u takua me familjarët. Mediat e huaja raportojnë se Princit William dhe Princit Harry u është thënë që të paktën për funeralin t’i linin pas mosmarrëveshjet.

Dy vëllezërit thuajse nuk komunikuan fare gjatë funeralit ndërsa më pas kanë patur një bisedë private me babain e tyre, Princin Charles. Sipas burimeve Charles është i dëshpëruar për t’u pajtuar me të birin ndërsa William po heziton.

Nuk dihet për sa kohë do qëndrojë Harry në Britani, por thuhet se marrëdhënia mes tij dhe William është shumë e ftohtë.