Në një konferencë në Miami, Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan u shfaqën për herë të parë në një event publik që nga largimi i tyre nga familja mbretërore. Aty Harry tregoi një rrëfim mjaft prekës, ku foli për shëndetin e tij mendor dhe se ai ka qenë në terapi për të kapërcyer traumën e humbjes së nënës së tij. Për herë të parë ai tregoi diçka kaq peronale dhe të dhimbshme për të. Gjithashtu Harry foli dhe për ngjarjet e fëmijërisë se si ndikuan ato tek ai.