• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Harry dhe Meghan sherr me mediat për emrin e vajzës

Harry dhe Meghan sërish nuk i kanë punët mirë me mediat britanike. Këtë herë bëhet fjalë për emrin e vajzës së tyre Lilibet, vendosur në nder të Mbretëreshës. Harry dhe Meghan janë përfshirë në një mosmarrëveshje me BBC, të cilët kanë raportuar se një burim pa emër i Pallatit Mbretëror kishte thënë se Harry e Meghan nuk i kanë kërkuar leje Mbretëreshës për emrin e vajzës.
Ndërkohë çifti deklaron se njoftuan të parën Mbretëreshën për emrin. Avokatët e tyre u kanë dërguar një letër organizatave mediatike ku shkruhet se artikulli i BBC nuk ështëi vërtetë. Reuters ka kontaktuar me BBC, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.