• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Harry dhe Meghan i janë futur shkrimit të librave. Rrugës janë edhe 2 libra të tjerë për shifrën e 20 milionë dollarëve

Para pak ditësh doli lajmi që Harry është duke shkruar një libër mbi jetën e tij, i cili pritet të publikohet virin që vjen. Deri në këtë moment, mendohej se marrëveshja marramendëse prej 20 milionë dollarësh, ishte pikërisht për këtë libër, por e vërteta është ndryshe.

Marrëveshja me ‘Random House’ në fakt përfshin edhe një libër nga Markle për jetën e shëndetshme, këshilla që do i japë vetë dukesha.

Ama nuk mungojnë thashethemet se edhe Meghan do shkruaj një libër kujtimesh.

Në marrëveshje përfshihet edhe një libër bashkëpunim i çiftit me temë lidershipin dhe drejtimin.

Mesa duket, Meghan dhe Harry e kanë gjetur mënyrën për të bërë para edhe pa mbështetjen e familjes mbretërore, e për të arritur qëllimin do duhet të përdorin famën e zhurmën që mund të shkaktojnë lehtësisht./revistawho.com