Festat e fundvitit janë vetëm dy muaj larg dhe pavarësisht situatës me pandeminë, të gjithë mezi e presim atmosferën që ato shkaktojnë. Edhe Harry me Meghan duket se kanë bërë planet e tyre për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Nëse të gjithë prisnin që çifti t’i kalojë pranë familjes mbretërore, nuk do ndodhë kështu. Ata kanë vendosur t’i kalojnë ditët e fundit të 2020 në Kaliforni. Ndërsa familjen e Harry-t kanë menduar ta takojnë nê janar, megjithatë çdo gjë varet nga pandemia.