Kader arrin të arratiset nga shtëpia ku Ezhder e ka burgosur. Por shumë shpejt bie sërish në kthetrat e Ezhderit. Ali dhe Feride arrijnë të gjejnë të gjallë vogëlushen që po kërkonin. Gjendja e Harikës përmirësohet. Ezhder e kërcënon të mos flasë përndryshe nuk do e shohë më kurrë nënën e saj. Meral pyet Harikën për vendndodhjen e Kaderit por ajo nuk mund të flasë. Toprak kupton që Ali e pëlqen Ejlylin por e ndalon atë. Songyl dhe Gynej shpërngulen në shtëpi të re por problemet për ta nuk kanë të sosur me rikthimin e Selinit. Gjendja e Harikës përkeqësohet. Ajo nuk arrin dot t’i mbijetojë plagëve të marra pas aksidentit./revistawho.com