• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Hande Erçel shpallet “Gruaja më e bukur në botë”

Hande Erçel, aktorja e cila ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve me rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër”, është shpallur “Gruaja më e bukur në botë” nga media e njohur britanike Glamour UK.

Lajmi sigurisht i gëzoi fansat e aktores, por jo të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale ku disa prej tyre e akuzuan se ka bërë ndërhyrje estetike. Kjo nuk është e vërtetë pasi 27-vjeçarja gëzon një bukuri natyrale kujdeset mjaft për lëkurën e saj. Hande pi një sasi të madhe uji, e fillon ditën e saj me stërvitje, ha shëndetshëm, përdor gjithmonë pastrues fytyre dhe bën maska të ndryshme për fytyrën.

Hande Erçel u bë e njohur në Shqipëri me serialin “Dashuria nuk njeh fjalë” në rolin e Hajat dhe që prej atij projekti, vetëm ka ngjitur shkallët e karrierës në seriale shumë të suksesshëm.