• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Hande Erçel në dilemë mes dy aktorëve, ja me kë zgjodhi ajo të punojë

Aktorja Hande Erçel po përgatitet të kthehet në ekran me një serial të ri. 26-vjeçares i janë ofruar role në dy seriale që priten të jenë shumë të suksesshëm. Në njërin prej serialeve luan Burak Deniz me të cilin Hande ka luajtur edhe në serialin “Dashuria nuk njeh fjalë”, ndërsa në serialin tjetër luan aktori Kerem Bursin i njohur nga seriali “Dyshja fantastike”. Hande nuk mund të luante në të dy serialet në të njëjtën kohë prandaj është vënë në një zgjedhje të vështirë. Aktorja ka zgjedhur kështu Kerem Bursin dhe jo kolegun e saj Burak Deniz me të cilin ka luajtur edhe më parë. Mediat turke bëjnë të ditur se Hande Erçelin dhe Kerem Bursinin do i shohim së shpejti në një serial me titull “Sen Çal Kapimi”. Nëse ky serial do të rezultojë i suksesshëm, siç pritet, atëherë do të mund ta shohim edhe në ekranin shqiptar./revistawho.com

CLOSE
CLOSE