• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Hande Erçel flet për ndarjen nga partneri, por bën veprimin e papritur kur e pyesin për Keremin

Aktorja turke Hande Erçel pak kohë më parë i dha fund lidhjes disa vjeçare me këngëtarin Murat Dalkiliç. Lajmin e ndarjes e konfirmoi vetë aktorja e cila shkroi në rrjete sociale se ata kanë mbetur miq dhe gëzojnë respekt për njëri-tjetrin. Menjëherë pas ndarjes mediat turke shkruanin se Hande ka nisur një lidhje me aktorin Kerem Bursin. Me këtë të fundit ajo po luan bashkë në serialin që po transmetohet aktualisht në Turqi “Sen Çal Kapimi”. Kerem Bursin i mohoi lajmet që e bënin të lidhur me Handen. Aktori u shpreh se skenat e puthjeve mes tyre janë realizuar për episodet dhe mes tyre nuk ka asgjë më shumë. Ndërkohë Hande së fundmi është ndaluar nga gazetarët të cilët e kanë pyetur për ndarjen dhe përgjigja e aktores ishte: “Unë e kam bërë tashmë deklaratën time. Shkrova shumë bukur në rrjete sociale. Nuk ka asgjë tjetër përveç kësaj. Ai vazhdon të jetë një person me vlera për mua dhe ashtu do mbetet. I kam thënë të gjitha”. Më pas e pyetur lidhur me lajmet se ajo është e lidhur me kolegun e saj, Kerem Bursin, Hande bëri veprimin e papritur dhe u largua me makinë duke mos dashur të flasë./revistawho.com