• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Hana bën sërish bashkë Loredanën dhe Mozzikun, dyshja ndan momentet nga e njëjta shtëpi

Prej kohësh raporti i Mozzik me mamanë e vajzës së tij, Loredanën ka qenë kryefjala e mediave rozë.

Ndonëse reperja ka publikuar një sërë projektesh duke i dedikuar fragmente të ndryshme Mozzikut, ai është shprehur në intervista të ndryshme se nuk mund të kthehen më bashkë.

Megjithatë takimi i fundit i Mozzik me Hanën, duket se ka bërë që dyshja të kalojë sërish kohë me njëri-tjetrin.

Ka qenë reperi i njohur, i cili ka ndarë i pari një foto me vajzën e tij, Hanën dhe më pas Loredana. Nga pamjet duket se dy artistët kanë qenë në të njëjtin ambient. Nuk dihet nëse dyshja do të rikthehen sërish, por duket se takimet dhe qëndrimin në të njëjtin vend nuk mund ta shmangin për shkak të vajzës së tyre Hana, e cila i ka bërë bashkë edhe njëherë./revistawho.com