Nëse deri sot kemi dëgjuar plot raste kur personazhet publikë tolerohen nga policia ose nga persona të tjerë për të hyrë pa radhë apo gjëra të ngjashme, Bruce Willis sapo na vërtetoi se ndodh edhe e kundërta. Sigurisht sepse jemi në kohë pandemie dhe asgjë s’ka më shumë rëndësi se shëndeti!
Në 11 janar aktori i njohur u fotografua teksa ishte duke bërë pazar pa mbajtur maskën. Sigurisht ky detaj nuk u prit aspak mirë nga fansat e tij. Në një deklaratë të dhënë sot për ‘Us Weekly’, Bruce u shpreh i penduar: “Ishte një gabim i pamenduar nga ana ime, u nxitova. Qëndroni të sigurt dhe mbani maskat njerëz”.
Pandemia ka ndryshuar shumë gjëra për ne, por mbi të gjitha po na tregon se jemi nëjsoj të rrezikuar dhe për shëndetin nuk ka tolerime./revistawho.com