A jam unë e vetmja mami që sapo zuri gjumi fëmijën u pendua që mezor e priti momentin? Kjo është pyetja që mundon Jonida Vokshin që prej momentit që u bë nënë. Nëse shumë nëna mezi presin që vijë momenti të kenë pak qetësi dhe kohë për veten, për aktoren është komplet e kundërta. Edhe pse me siguri mundohet shumë që e bija të flejë pak, kur ajo më në fund është në qetësi, mamit i mungon rrëmuja dhe zhuma e saj.
Që të kuptoj në është e vetmja që ndihet kështu, Vokshi ka pyetur edhe nënat që e ndjekin me anë të një ‘poll-i’. Nga votimi dukshëm, aktorja nuk është e vetmja që ndihet kështu, por rezultati mbetet i ngushtë.
Po ju si ndiheni?/revistawho.com