• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Halime ndihet keq për historinë e dashurisë, Ertugrul paralajmëron të qëndrojnë larg; Ja çfarë do të ndodhë këtë javë

Pasi Ertugrul zë në kurth Vasiliusin, ai detyrohet ta lirojë atë sërish në këmbim të jetës së Bamsis. Por Ertugrul nuk ndalon me kaq. Pas aleancës së suksesshme me Aliarin dhe ndihmës së Aslihanit, kësaj here në ndihmë i vijnë miqtë e tij më besnikë. Në seritë në vijim të serialit “Ertugrul” shikojmë se ai vazhdon të përpiqet për të larguar Vasilusin dhe armiqtë e tjerë nga rruga e pushtetit. Ka thashetheme se do të kemi kësaj here një rikthim të Nojas. Në dhomën e bejve sikojmë përpjekje të mëdha për të larguar Vasilusin nga mesi i tyre. Samsan, Turgut dhe Kutluxha, arrijnë të mbijetojnë pas vrasjes së komandantëve brenda në kala. Ata arratisen me ndihmën e Helenës. Përveç ndihmës, Helena u ka dhënë atyre shumë informacion, por mbi të gjitha një informacion të rëndësishëm e tepër sekret. Nëpërmjet kësaj arme sekrete, njerëzit e Ertugrulit e kanë në dorë Vasilusin. Vasilus nxehet shumë dhe planifikon mënyrën e tij të kundërpërgjigjes. Ai bëhet dyshues edhe për njerëzit e tij më të besuar. Nga ana tjetër Dyndar nuk i vë veshin paralajmërimit të sulltaneshës Halime. Ai ndihet edhe më shumë i dashuruar me Gynjelin, ndërsa Gynjel mundohet të fitojë dashurinë e Hajmes. Halime nuk ndihet mirë me situatën e krijuar. Ertugrul e kupton se ka nisur një histori dashurie dhe paralajmëron Dyndarin të qëndrojë larg Gynjelit./ revistawho.com