• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Hajdutët vënë në shënjestër shtëpinë e David dhe Victoria, tentojnë ta grabisin për herë të dytë

Muajin e kaluar disa hajdutë tentuan të hynin në shtëpinë e pushimit të David dhe Victoria Beckham. Nuk kanë kaluar shumë javë dhe shtëpia e tyre prej 6 milionë paundësh është vendosur sërish në shënjestër të grabitësve. ‘The Sun’ ka raportuar se për fat të mirë David, Victoria dhe 4 fëmijët e tyre nuk ndodheshin në shtëpi.

Gjithsesi hajdutët nuk e kanë realizuar planin e tyre, sepse shtëpia e Beckham është e rrethuar nga të paktën 7 skuadra të sigurisë së lartë dhe dy qen roje. Një burim ka thënë se pas ngjarjes së parë, David dhe Victoria kanë shtuar sigurinë në shtëpi dhe pas tentativës së dytë për grabitje po mendojnë të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë. /revistawho.com