• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Hailey Baldwin shpreh gjithë afeksionin për nënën e Justin: Si ka mundësi që vjehrra ime duket si 21 vjeçe?

Hailey Baldwin dhe Justin Bieber janë çifti më i diskutuar i momentit, sepse marrëdhënia e tyre cilësohet si e lëkundur. Dyshja e njohur janë përfolur shpesh për ndarje, por ata vazhdimisht i kanë hedhur poshtë këto thashetheme. Për më tepër marrëdhënia e Hailey-t me nënën e Justin tregon se ajo ka krijuar raporte shumë të mira edhe me familjarët e partnerit. Nëna e Bieber, Pattie Mallette, ka publikuar në ‘Instagram’ disa ‘selfie’ dhe komenti i Baldwin ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. “Si ka mundësi që vjehrra ime duket si 21 vjeçe? Më e bukura”, shkruante Hailey në seksionin e  komenteve.

View this post on Instagram

Summer love in Canada 🇨🇦 eh? #noplacelikehome

A post shared by Pattie Mallette (@pattiemallette) on

Menjëherë pas këtyre fjalëve Hailey ka marrë me mijëra pëlqime dhe përgjigje pozitive për marrëdhënien e mirë që ka me nënën e partnerit të saj.Në fakt kjo nuk është hera e parë që Hailey dhe Pattie shfaqin dashurinë ndaj njëra-tjetrës në rrjete sociale. Më herët nëna e Justin ka publikuar një foto në të cilën Hailey shihej duke e puthur në faqe dhe përkrah fotos ajo shkruante: “Çfarë dhurate”. Bieber dhe Baldwin në shtator të këtij viti pritet që të organizojnë një tjetër ceremoni martese, për të festuar me familjarët dhe miqtë e tyre. /revistawho.com