• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Habit Miley Cyrus: E parandieja që do të më digjej shtëpia

Gjatë tragjedisë që ndodhi në Kaliforni rreth një muaj më parë, u dogj edhe shtëpia e këngëtares së njohur Miley Cyrus. Shtëpia e saj dhe e Liam u shkrumbua nga flakët duke mos lënë asnjë shenjë.

Në një intervistë me gazetarin Ryan Seacrest, ajo promovoi këngën e saj më të re me titull “Nothing Breaks Like a Heart”, ku kishte folur për një shtëpi të djegur.
“Kjo shtëpi e djegur, nuk ka mbetur më asgjë. Ka vetëm tym dhe të dy e dimë mirë” –thuhet në një pjesë të këngës.

Miley tregoi se kënga është shkruar shumë kohë përpara se të ndodhte kjo tragjedi dhe kjo ishte një koincidencë e frikshme.

“Ne kemi punuar përreth 1 vit e gjysmë për këtë album. E di që nuk është mënyra më e mirë për ta bërë publike, sepse është vërtetë një çmenduri që e shkruajta këtë këngë me Mark Ronson, shumë kohë përpara se të humbja shtëpinë time në Malibu. Ishte një koincidencë e frikshme” – tregon Miley.

Ditë pas tragjedisë, Miley dhe Liam mbështetën të gjithë fqinjët e tyre duke dhuruar rreth $500,000 për të ndihmuar komunitetin./revistawho.com