• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Ha mirë që të flesh mirë

Një studim i ri i Akademisë Amerikane të mjekësisë, i publikuar në “Clinical Sleep Medicine”, jep disa këshilla për se si duhet të hash para se të flesh.
Studimi, i udhëhequr nga profesorët e “University Medical Center” në Kolumbi, ka marrë në studim 26 të rritur, duke vëzhguar mënyrën se si flinin dhe çfarë hanin para se të flinin.
Pasi studiuan gjumin e tyre, specialistët arritën në një konkluzion: Kur një nutricionist u sugjeronte pjesëmarrësve ushqime të shëndetshme ata mund të flinin shumë më shpejt.
Ndërsa, kur e zgjodhën vetë ushqimin, koha para se të flinin gjumë zgjatej 2 herë më shumë.
Me pak fjalë, ushqimet e pasura me fibra dhe me yndyrë të ulët lidhen drejtpërdrejt me cilësinë e gjumit, ndërsa ato me përmbajtje sheqeri, me fibra të ulëta dhe me shumë yndyrë shkaktojnë pagjumësi./revistawho.com