• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Guvernatori i New York jep lajmin e mirë: Distancimi social i ka shërbyer të gjithëve në kohën e ‘Covid-19’

Guvernatori i New York është shprehur ditën e sitme se distanca sociale ka dhënë efekt midis njerëzve dhe se rastet me ‘CoronaVirus’ janë duke u zvogëluar dita ditës.
Numri i të prekurve me ‘Covid-19’ në New York aktualisht është 30 mijë, por pritet që ky numër të shkojë drejt rënies në javët në vazhdim pasi spitalet dhe stafet përkatëse kanë marrë masat e nevojshme.
Guvernatori ka theksuar se me anë të distancimit social është vënë re se shifeat këto ditë janë në zbritje, duke sjellë një qetësim të situatës.
Megjithatë është theksuar fakti se duhen pritur deri në 3 javë, pasi mendohet se në këtë periudhë mund të jetë koha më e rëndë me shifrat më të larta të njerëzve të infektuar me Covid-19.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump theksoi se Amerika do i kthehet jetës normale brenda datës 12 prill dhe se ekonomia e vendit nuk do të marrë fund, pasi ai do të marrë gjithë masat e nevojshme./revistawho.com