• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Guida e ndarjes perfekte (sepse edhe kjo punë s’është aq kollaj)

T’i japësh fund një marrëdhënieje është e vështirë, sidomos kur të duhet edhe të përballesh me personin. Që ta bësh këtë gjë nuk ka një rregull universal, por disa truke të vogla me siguri do ju vijnë në ndihmë të gjithave. Ne ju paraqesim një guidë për ndarjen perfekte që me siguri do ju vlejë dhe sekreti është vetëm një: Bëje situatën të duket sikur ai u nda nga ti…

Mos pyet: Shtiru

Niseni debatin duke kërkuar gjëra të shtrenjta udhëtime, bizhu, detaje që ti po i kërkon si diçka që duhet ta kishe, por ai nuk ta ka dhënë. Kështu ai do e kuptojë se mbase nuk bëni për njëri-tjetrin.

Lavdëro djem të tjerë tek ai

Nëse fillon të shprehësh adhurim për një djalë tjetër, sidomos nëse edhe ai e njeh, diçka do ndodhë dhe mbase do i japë vetë fund lidhjes.

Turpëroje në publik

Nuk po themi ta teprosh, por nëse ai si ka qejf përqafimet para njerëzve, ti jepja dhe prit reagimin. Ose korrigjoi gramatikën në sy të të tjerëve.

Mos shko në shtëpi me të

Nëse nuk jetoni bashkë mund të përdorësh justifikime të ndryshme që të mos i shkosh në shtëpi e të mos keni intimitet.

Nis diskutime qesharake

Nis një debat pa kuptim derisa ta acarosh dhe pastaj hiqu si e pafajashme.

Kujdes këto këshilla duhen zbatuar vetëm nëse doni të ndaheni nga partneri juaj!