Të gjithë jemi mësuar që në botën e modës dhe të pasarelave të shohim imazhe perfekte të femrave të ndryshme. Megjithatë kohët e fundit gjithçka po ndryshon. Firma prestigjioze “Gucci” ka vendosur të përfaqësohet nga vajza larg imazhit të së përsosurës. Kështu ndodhi me modelen Armine Harutyunyan e tani me një tjetër vajzë të thjeshtë, 18-vjeçaren Ellie Goldstein.
Ajo ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve. Vajza me sindromën Down përcjell vetëm pozitivitet me buzëqeshjen e saj të ëmbël. Imazhet e saj në faqen zyrtare të ‘Gucci’ kanë arritur plot 863 mijë pëlqime, duke treguar se Ellie është pëlqyer shumë.