• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Gruaja e Ilir Shaqirit: Një leksion mbi tradhtinë dhe faljen

E ftuar në emisionin “Goca & Gra” në Top Channel, mbrëmjen e kaluar ka qenë bashkëshortja e Ilir Shaqirit, Emanuela Morini, e cila foli për herë të parë për tradhtinë nga ana e balerinit, temë kjo që para disa javësh u bë më e diskutuara online.
Moderatoret Dalina Buzi, Rita Petro, Fatma Haxhialiu dhe Armina Mevlani, bashkëbiseduan me Emanulën duke i dhënë hapësirë të flasë për gjithë përjetimet e saj si kurrë më parë.
“Unë mendoj që në jetë mund të gabojmë, por gjëja më e rëndësishme është, sipas meje, falja. Nuk është një gjë e lehtë. Flitet shumë për tradhtinë, por nuk flitet kurrë për faljen. Është shumë e vështirë të falësh, por edhe shumë e vështirë që të kërkosh që tjetri të të falë. Unë nuk justifikoj te Iliri asgjë, megjithatë ai pati durim me mua dhe më lejoi që ta falja atë”, pranoi Emanuela.

Përsa i përket momentin kur Iliri e tregoi këtë histori para gjithë botës, ajo pranoi se u ndje e prekur, pro e kupton arsyen pse bashkëshorti i saj e tha. “Sinqerisht nuk e prisja që të fliste në ato momente. Le të themi që ta shikoja nga shtëpia, të përballesha, nuk ishte e lehtë. Besoj se e ka bërë se kishte nevojë të ndihej vetvetja në 360 gradë, pa e gënjyer publikun që e shikon nga shtëpia.”
Emanuela tha gjithashtu se tradhtia nuk i erdhi surprizë pasi e kishte ndjerë që gjërat nuk ishin në rregull./revistawho.com