• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista, Lajme

Grimierja shqiptare tregon detajet e takimit me Kim Kardashian: Ishte shumë e thjeshtë dhe pozitive

– Elona, së fundmi në media është folur për ty si “shqiptarja që takoi Kim Kardashian”. Me flit pak për seminarin që u organizua në Dubai…

– Make up class by Mario është një event që ka kohë që zhvillohet në vende të ndryshme të botës. Mësohen teknikat e reja që Mario sjell si një inovator në botën e make up-it.

– Si u ndodhe ti atje?

– Dëshira për të mësuar dhe për tu zhvilluar është motivi im kryesor që më ben te eci perpara keshtu qe kjo ishte nje mundesi per te mesuar dhe per te zhvilluar aftesit e mija nga lideri i industris ne te cilen un jam.

– Këtë eksperiencë do ta quaje….?

– Këtë eksperiencë do ta quaja të rëndësishme dhe të nevojshme.

– Cila është teknika/një sekret që mësove nga Mario?

– Mësova shumë, mbi të gjitha teknikat e reja të kamuflimit të defekteve të ndryshme të fytyrave të ndryshme.

– Cila ishte pyetja më e shpeshtë që të bënë për Kim pasi u ktheve? ?

– “Si ishte Kimi, ç’ thoshte Kimi? Dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte edhe pyetja: A i kishte të pasmet aq sa duken nëpër media?

….dhe si ishte Kim nga afër?

– Një person që rrezatonte pozitivitet dhe thjeshtësi.

– E reflektonte ende gjëndjen e krijuar nga vjedhja në Paris?

– Nuk di të them se si ka qenë Kim para vjedhjes në Paris që të mund të bëj një vlerësim pas saj.

– Për çfarë ndryshove mendje rreth saj pasi e takove?

– Asgjë konkretisht, thjesht mu përforcua idea që sa me i madh (në arritje, pushtet, apo famë) të jetë njeriu, aq më i thjeshtë është dhe anasjelltas.

– Si ishte Kim pa make up?

– Me tipare të rregullta dhe tepër e bukur duke mbartur dhe karakteristikat e origjinës së saj.

– Nëse do ishe ti make up artsitja e saj, mendon se do t’i sillje një stil tjeter në make up?

– Mendoj që jo për përditshmërinë e saj pasi qëllimi që Mario përmendi shumë shpesh, ishte që të mos i ngarkonte klientet e tij dhe t’i bënte një make up sa të kuruar po aq edhe natyral. Kështu që mendoj se do të vazhdoja me të njëjtën influencë. Por për evente është e dukshme që çdo make up artist tenton të inovojë.

– Këtu njihesh edhe si make up artistja e vipave shqiptarë. Me cilën prej tyre nuk lodhedh kurrë?

– Lodhem fizikisht në fund të ditës, por kurrë me klientët.