Çdo gjë ndryshoi këtë vit. Ne ndryshuam, bota ndryshoi, moda ndryshoi, gjithçka që na definon. Edhe grimi nuk i shpëtoi ndryshimeve drastike. Por nëse mendonit se nuk do kishte sugjerime trendesh si zakonisht, pasi të fshihesh pas një maske nuk të bën edhe aq entuziast për t’u grimuar, e keni gabim.
Sugjerimet e këtij viti përfshijnë ngjyrat, penele me ngjyra, buzë të lyera lehta me kontur dhe shkëlqyes dhe xixa, shumë xixa tek mollëzat dhe herë pas here ruzh ngjyrë rozë. Për më tepër po lëmë fotot të flasin./revistawho.com