Këtë vit në fokus janë vetëm sytë, të paktën për aq kohë sa të na kërkohet të mbajmë maska se pandemia akoma nuk ka mbaruar. E çfarë zgjidhje gjetën grimierët për t’i bërë sytë të bukur? Ngjyra, xixa dhe shumë shkëlqim. Sugjerimet e kësaj vere kanë këto tre karakteristika dhe për ca do kërkojë guxim, ama nëse e pëlqeni shumë grimin dhe ngjyrat, nuk do e keni aspak të vështirë të eksperimentoni. Ca ide po ua japim me fotot e mëposhtme…