Gjatë intervistës në emisionin “Zonë e Lirë” e pyetur nga gazetari Arian Çani nëse ajo do të pranonte “princin” e saj të ishte nga “Lëvizja Socialiste për Intergrim” këngëtarja tha “Jo”. Të njëjtën përgjigje Koçi dha edhe kur u pyet nëse do t’ë pranonte dikë që ishte i anëtarësuar në Partinë Socialiste. “Bindjet politike janë të rëndësishme, nuk besoj se do të përshtatesha me dikë që nuk ka bindjet e mia poltike”,-është shprehur Greta Koçi.