• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Greqia heq karantinën, nga maji nis turizmi

Që prej 14 majit në Greqi nuk do ketë me karantinë për vizitorët. Shteti fqinj do jetë i hapur për turistë nga Europa dhe Britania e Madhe dhe vendimi u mor vesh sot. Edhe pse gjendja me infektimet nga virusi është goxha e rëndë dhe vaksinimet janë të pakta, Kryeministri ka njoftuar se vendi do hapet. Madje turizimi është fokusi i momentit dhe përpara vaksinimit të pjesës tjetër të vendit, krah punonjësve të rrezikuar të stafit mjekësor dhe të moshuarve, po vaksinohen edhe ata që jetojnë e shërbejnë në ishujt e Greqisë. Duke qenë se turizmi përbën 20% të GDP-së së tyre, sigurisht fokusi do jetë i madh. Për të hyrë në vendin fqinj mjafton të kesh një rezultat negativ të virusit ose certifikatë vaksinimi.

Duke ndjekur shembullin e Greqisë edhe shumë vende të tjera do hapin kufijtë duke nisur nga Egjipti, konkretisht Sharm el-Sheikh dhe Mars Alam. Po ashtu Maldives vazhdojnë të jenë Covid Free dhe Dubai që po bën namin me turistë nga e gjithë bota./revistawho.com