• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Gratë janë më të këqijat dhe ky rrëfim i Adeles për komentet brutale ndaj peshës së saj i vë vulën

Këngëtarja e famshme, Adele ka rrëfyer se komentet e tmerrshme që gratë e tjera i kanë bërë ndryshimit të saj të pamjes pasi humbi 45 kiliogramë, e kanë bërë të ndihet keq.

“Trupi im është objektifikuar gjatë gjithë karrierës sime. Nuk ndodhi vetëm tani. Unë e kuptoj pse k ashkaktuar tronditje dhe e kuptoj pse disa gra veçanërisht janë lënduar”, tha këngëtarja britanike.

Më tej Adele rrëfeu se gratë kanë qenë më të egra me të, duke bërë edhe komentet më negative me gjuhë të urrejtjes brenda.

“Vizualisht unë përfaqësoja shumë gra. Por unë jam akoma i njëjti person. Bisedat më brutale i bënin femrat tjera për trupin tim. U zhgënjeva shumë nga kjo gjë. U lëndova”, ka theksuar Adele.

Adele u shfaq tërësisht e transformuar në kopertinën e “American Vogue” dhe “British Vogue” të enjten duke  treguar transformimin e saj dramatik në pamjen e jashtme dhe se tashmë është e varur nga stërvitja./revistawho.com