Në një grumbullim me fansat e Arsenalit në Kosovë, Granit Xhaka gjeti kohë që të nënshkruajë autografe për të gjithë.
Ai madje u ndal për të bërë nga një ‘selfie’ me të gjithë e pse jo ndonjë fotografi rasti.
Fisnik Ademi dhe Ylber Bardhi janë aktorët që njihen për dashurinë e tyre për Arsenalin dhe natyrisht se ata s’e lëshuan mundësinë për një foto të rastit. E Xhaka, u përgjigj me mirësi.