Grammy’s ka njoftuar se mënyra si do zgjidhen finalistët dhe fituesit e eventit më të rëndësishëm të muzikës nuk do jenë më anonime dhe të fshehta. Në vazhdim, çdo gjë do bëhet hapur që të shmangen keqkuptimet mes artistëve dhe drejtuesve të Akademisë.
The Weeknd u bë sebep për zhurmën dhe problemet që duhet të dilnin në pah nga Grammy’s pasi u ankua për mospërfshirjen e këngëve të tij. Më tej, akuzat për korrupsion mes bordit drejtues të akademisë u shtuan, derisa presioni mediatik i çoi drejt ndryshimit të formulës që përzgjedh fituesit./revistawho.com