• youuinsttaaffccbb
TEST
Teknologji

Google në tetor me produkte të reja

Në ngjarjen e shumëpritur të tetorit, Google pritet të nxjerrë në treg telefonat e ri që sipas gjasave do të marrin emrin Pixel dhe Pixel XL.

Sipas Android Police, Google pritet të sjell edhe produkte të tjera në këtë ngjarje. Google Home, projekt i prezantuar së pari gjatë konferencës I/O të Google pritet që po ashtu të gjejë shfaqjen e parë në konferencën e tetorit.

Sipas spekulimeve, Home do të dal në shitje me çmim prej 129 dollarëve.

Të njëjtat burime, bëjnë të ditur se produkti tjetër i kompanisë, Google Chromecast Ultra do të prezantohet në këtë ngjarje me vlerë fillestare prej 69 dollarësh.

Chromecast Ultra do të jetë i pajisur me opsionin 4K, bën të ditur Android Police./tv.klan